Interi fiton me rikthim kundër Veronës, shkëlqen Correa me dy gola (VIDEO)

Interi fiton me rikthim kundër Veronës, shkëlqen Correa me dy gola (VIDEO)

23:08, 27/08/2021

Interi e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Serie A, kundër Hellas Veronës me rezultat 1-3.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Ilic për Veronën në minutën e 15-të, ndërsa e barazoi në pjesën e dytë Lautaro Martinez për Interin, pas fillimit të pjesës së dytë në minutën e 47-të.

Për t’ia siguruar fitoren Interit u përkujdes transferimi i ri Correa, me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes, golin e parë e shënoi në minutën e 87-të ndërsa të dytin në 90+3. Me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Interi ndeshjen e ardhshme do ta luajë kundër Sampdorias, kurse Hellas Verona me Bolognen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco