E fundit/ Manchester United futet fuqishëm në garë për Ronaldon

E fundit/ Manchester United futet fuqishëm në garë për Ronaldon

15:24, 27/08/2021

Ronaldo është larguar nga skuadra e Juventusit pas tre sezonesh.

Futbollisti ka interesim të fuqishëm nga Man City dhe thuhej se ka arritur marrëveshje personale me ta.

Megjithatë sipas ‘talkSPORT’, tani edhe Man Utd është futur në garë për sulmuesin.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari Fabrizio Romano, sipas të cilit “Djajtë e Kuq” kanë qenë në kontakt me agjentin e portugezit Jorge Mendes për një rikthim të klientit të tij në “Old Trafford”.

Tani bordi i gjiganti anglez është duke diskutuar seriozisht mundësinë e transferimit të 36-vjeçarit.

Pritet një garë e fuqishme mes Man City dhe Man Utd për transferimin e Ronaldos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco