Juventus në sulm, bisedime të avancuara me sulmuesin e Evertonit

Juventus në sulm, bisedime të avancuara me sulmuesin e Evertonit

11:57, 27/08/2021

Juventusi thuhet se është në bisedime të avancuara me Evertonin për kthimin e sulmuesit Moise Kean në Allianz Stadium.

Ish-sulmuesi i Bianconerëve është lidhur me një rikthim në Torino që kur u bashkua me Evertonin në vitin 2019 dhe 21-vjeçari është shfaqur si një objektiv konkret për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Reprezentuesi portugez ka zbrazur dollapin e tij në qendrën stërvitore Continassa dhe raportet thonë se ai është i vendosur për një rikthim në Ligën Premier me Manchester Cityn si favorit.

Sipas SportItalia, agjenti i Kean, Mino Raiola ka folur dje (e enjte) me Juventusin për një kthim të mundshëm dhe Evertoni ka dhënë dritën jeshile për një huazim me pagesë.

Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol raporton se të dyja palët janë në bisedime të avancuara dhe raportet e mëparshme sugjerojnë që të dy klubet po diskutojnë kushtet e marrëveshjes.

Kean mund të kthehet në huazim me një mundësi blerjeje, me kushte të lidhura me paraqitjet e sulmuesit italian që mund ta bëjnë kthimin një detyrim.

Sulmuesi i cili ki luajtur nëntë herë për Italinë, luajti 41 ndeshje konkurruese me Paris Saint-Germain sezonin e kaluar, duke kontribuar me 17 gola dhe një asistim.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco