Real Madrit rezervon numrin historik për Mbappe

Real Madrit rezervon numrin historik për Mbappe

09:31, 27/08/2021

Emiri i Katarit ka urdhëruar presidentin e PSG-së, Al-Khelaïfi, të hapë negociatat me Real Madridin për transferimin në klubin spanjoll të Mbapé, një operacion që mund të mbyllet këtë fundjavë.

 PSG ende shpreson të jetë në gjendje të rrisë ofertën e fundit të Madridit , 170 milionë plus dhjetë të tjera në variabla, por klubi Chamartín siguron se nuk do të shkojë përtej këtij kufiri.

 Ndërkohë, Valdebebas tashmë po përgatit ardhjen e yllit francez, të cilin Madridi dëshiron ta nderojë duke i dhënë atij numrin historik 5, të njëjtin numër që  Zidane, mbante në kurriz .

Numri 5 i Real Madridit aktualisht ka Vallejo, por ideja e klubit është që ai të kalojë tek Mbappé i cili, në çdo rast, ka në dispozicion edhe 19 -tën që Ronaldo mbante në ditët e tij dhe 23 -të që Beckham kishte kur luante për klubin.

Por dëshira e klubit për Mbappe është '5' e Zidane . 

Ndërsa përsa i përket shtëpisë së Mbappe në Madrid, ajo është shumë afër asaj që Sergio Ramos kishte në La Moraleja ditët para se të nënshkruante për PSG .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco