Merr fund gjithçka: Ronaldo informon Juventusin se nuk do luajë më për ta

Merr fund gjithçka: Ronaldo informon Juventusin se nuk do luajë më për ta

23:02, 26/08/2021

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka informuar Juventusin se ka luajtur ndeshjen e fundit për ta.

Portugezi është shumë pranë kalimit te gjiganti anglez, Manchester City, me të cilët ka arritur marrëveshje dyvjeçare.

Sipas 'Sky Italia', Ronaldo ka informuar Juventusin se nuk do luajë më për klubin dhe dëshiron t’i bashkohet një tjetër skuadre.

City në orët në vijim pritet të bëjë ofertë për Ronaldon, me Juventusin që kërkon 30 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco