VIDEO/ Shkëlqen Harry Kane, sulmuesi anglez realizon dopietë për Tottenham

VIDEO/ Shkëlqen Harry Kane, sulmuesi anglez realizon dopietë për Tottenham

22:24, 26/08/2021

Harry Kane i dha fund “grevës” së tij, duke u rikthyer sërish në kampin e Tottenham.

 Kapiteni i Spursave u aktivizua titullar në përballjen ndaj portugezëve të Ferreiras, teksa arriti të dhurojë një performacë të shkëlqyer, duke realizuar dopietë.

Sulmuesi anglez gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të dhe të 35-të, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0. Vlen të theksohet fakti se në ndeshjen e parë Totenhemi u mposht me rezultatin 1-0 nga skuadra portugeze.

Trajneri Espirito Santo, e vlerësoi maksimalisht takimin e kthimit duke hedhur në fushë, futbollistët më të mirë, ndryshe nga sfida e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco