PSG: Al-Khelaïfi i përgjigjet thashethemeve për CR7-tën dhe mbyll derën e largimit të Mbappe-s!

PSG: Al-Khelaïfi i përgjigjet thashethemeve për CR7-tën dhe mbyll derën e largimit të Mbappe-s!

21:51, 26/08/2021

I pranishëm në Stamboll për shortin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, dha një intervistë për “Bein Sport” në përfundim të shortit, ku përveçse u shpreh për kundërshtarin e ardhshëm, Manchester City, foli edhe për Cristiano Ronaldon, të cilat mediat para se flitej për kalimin tek “Qytetarët” e lidhën portugezin me një kalim tek klubi francez.

"Nuk kemi patur asnjë diskutim me të," tha ai në mikrofonin e beIN Sports , para se të flasë për dosjen Mbappé. “Do të jem shumë i qartë. Pozicioni i klubit rreth Mbappe është shumë i qartë. Nuk do ta përsëritim. Kemi qenë shumë të qartë dhe kjo nuk do të ndryshojë” . Nëse Leonardo dukej se hapi derën për një largim nga Parisi, Al-Khelaifi sapo e mbylli, dhe kjo vjen pas informacioneve nga shtypi spanjoll që flet për një rritje të ofertës së Realit për Mbappe nga 160 M  € në 170 M € + 10 M € bonus .

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco