VIDEO/ Zaniolo shënon pas më shumë se një viti, Roma kualifikohet në grupet e Conference League

VIDEO/ Zaniolo shënon pas më shumë se një viti, Roma kualifikohet në grupet e Conference League

21:08, 26/08/2021

Roma ka arritur të kalojë në grupet e Conference League. Djemtë e Mourino-s mposhtë ne rezultatin 3-0 Trabzonspor në ndeshjen e kthimit të fazës së grupeve të kompeticioni.

Pas fitores 2-1 të marrë në Turqi, skuadra e Jose Mourinho-s nuk ka patur probleme për të siguruar kualifikimin në Olimpico.

Cristante ka zhbllokuar ndeshjen me një predhë në minutën e 20-të, ndërsa Zaniolo ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 65-ën. Ylli italian nuk shënonte që nga 22 korriku i kaluar kundër SPAL.

Goli i tretë i verdhekuqve është shënuar nga El Shaarawy në minutën e 84-t.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco