Short 'ferri' për italianet, zbulohen 8 grupet e Champions League për sezonin e ri

Short 'ferri' për italianet, zbulohen 8 grupet e Champions League për sezonin e ri

19:16, 26/08/2021

Në Stamboll të Turqisë u hodh shorti i Ligës së Kampioneve, teksa skuadrat mësuan kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve, ku nuk mungojnë të ashtuquajturat “grupe vdekjesh”.

Shorti i Ligës së Kampioneve ka vënë përballë “Sheikët e Futbollit”. Manchester City i Pep Guardiola-s sfidon PSG-në e Pochettinos në grupin A.

Një sfidë që premton mjaft spektakël, duke parë afrimet e fundit që janë bërë nga skuadrat, veçanërisht nga francezët. Në këtë ndeshje pritet të kemi edhe një përballje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, i cili me shumë gjasa do të transferohet tek City. Leipzig dhe Clube Brugge plotësojnë grupin.

Milani, i cili kthehet pas disa vitesh në nivelin më të lartë në Evropë, nuk ishte me fat: kuqezinjtë përfundojnë në grupin e "ferrit" që përbëhet nga  Atletico Madrid, Liverpool dhe Porto.

Goglat u treguan të pamëshirshme për Interin që sfidon Real Madrid, në grupin D, ndërsa Bayern Munich përballet me armikun e vjetër Barcelonën në grupin E.

Shorti i vështirë edhe për Juventusin, të cilët përballen me kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve Chelsea-n.

Grupa A: Manchester City, PSG, Leipzig, Club Brugge

Grupa B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, Milan

Grupa C: Sporting, Borussia Dortmund, Ajax, Besiktas

Grupa D: Inter, Real Madrid, Shakhtar, Sheriff

Grupa E: Bayern, Barcelona, Benfica, Dynamo Kiev

Grupa F: Villarreal, Manchester United, Atalanta, Young Boys

Grupa G: Lille, Sevilla, Salzburg, Wolfsburg

Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco