UEFA zgjedh portierin e sezonit 2020-2021

UEFA zgjedh portierin e sezonit 2020-2021

18:47, 26/08/2021

Me hedhjen e shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, këtë të enjte, në Stamboll (Turqi), UEFA i dha titullin portierit më të mirë të sezonit 2020 - 2021. Për këtë çmim, tre finalistët ishin Thibaut Courtois, Ederson dhe oudouard Mendy dhe është ky i fundit që pason Manuel Neuer. Fituesi i Ligës së Kampionëve me Chelsean, Mendy, i cili falënderoi të gjithë stafin për këtë çmim.

 

"Faleminderit te gjithëve. Jam shumë i prekur nga ky çmim, do të doja të falënderoja të gjithë ekipin, dua të falënderoj trajnerin Thomas Tuchel, shokët e mi dhe gjithashtu do të doja të falënderoja Henrique Hilario dhe James Russell, dy trajnerët e mi të portierëve. Faleminderit ekipit sepse pa ata nuk do të ishte e mundur dhe faleminderit tifozëve tanë për mbështetjen gjatë gjithë vitit. Shpresoj se sezoni i ardhshëm do të na lejojë të përjetojmë emocione shumë të bukura. "

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco