VIDEO-LIVE/ Nis shorti i Ligës së Kampioneve: Skuadrat 'big' mësojnë kundërshtarët

VIDEO-LIVE/ Nis shorti i Ligës së Kampioneve: Skuadrat 'big' mësojnë kundërshtarët

18:13, 26/08/2021

Liga e Kampioneve ka njohur sot përbërjen e skuadrave në fazën e grupeve të saj, ku nuk mungojnë të ashtuquajturat “grupe vdekjesh”.

Ka ardhur momenti, fillon Liga e Kampionëve 2021/22.

Duke nisur nga ora 18:00, në Stamboll, hidhet shorti për grupet e Ligës së Kampioneve, teksa 32 skuadrat më të mira të Europës do të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Ekipe si Barcelona, Real Madrid, Juventus apo Borussia Dortmund ndodhen në vazon e dytë dhe mund të përballen me të tjerë të mëdha, të cilat janë pjesë e vazos kryesore: Chelsea, Bayern Munich, Inter, Man. City.

Gjithsej do të jenë 4 vazo.

Të ftuarit special janë dy ish-londinezë, Branislav Ivanović dhe Michael Essien, të cilët do të ndihmojnë me shortin.

Si bëhet ndarja e vazove: Në vazon e parë janë skuadrat kampione të 6 ligave më të forta, fituesi i Europa League (Villarreal) dhe fituesi në fuqi (Chelsea). Më pas vazot 2,3 dhe 4 përcaktohen sipas renditjes së koeficientit të klubit.

Duhet të themi se në këtë raund nuk do ketë përballje të skuadrave të një vendi, teksa do ketë edhe kufizime të tjera, që do shpallen në momentin e hedhjes së shortit. Faza e grupeve të Champions League nis në mes të shtatorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco