PSG refuzoi 160 milionë euro, Real Madrid rrit ofertën për Kilyan Mbappe

PSG refuzoi 160 milionë euro, Real Madrid rrit ofertën për Kilyan Mbappe

17:25, 26/08/2021

Real Madrid i ka bërë një ofertë të dytë zyrtare PSG -së për transferimin e Kylian Mbappe me vlerë 170 milionë euro, sipas Sky Sports.

Skuadra spanjollë bëri një ofertë me vlerë 160 milionë euro për Mbappe të mërkurën, por PSG refuzoi, duke shpjeguar se nuk duan të lejojnë lojtarin e tyre më të mirë për një çmim më të ulët se sa e sollën nga Monako.

Kujtojmë që PSG pagoi për Mbappe 180 milionë euro pa bonus, dhe më herët shumë media evropiane shkruanin se saktësisht 180 milionë euro mund të ishin të mjaftueshme që Reali të “përfundonte operacionin” me PSG -në dhe të blinte Mbappe -n e dëshiruar.

 

 

Informacioni i fundit që vjen thotë se Real Madrid dërgoi ofertën e dytë zyrtare për Mbappe, dhe se as këtë herë nuk arrin në 180, por 170 milionë euro, që është 10 milionë euro më shumë se oferta e parë.

Mbappe ka kontratë me PSG deri në verën e ardhshme, dhe nëse qëndron në klub nuk do ta zgjasë kontratën, dhe vitin e ardhshëm do të largohet si lojtar i lirë.

Image

Drejtori i PSG-së Leonardo tha të mërkurën se klubi nuk ka ndërmend të negociojë me Real Madridin dhe se do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur Mbappe në klub, por problemi i tyre më i madh është fakti se sulmuesi dëshiron të largohet nga klubi për në Madrid dhe ka refuzuar dy oferta për zgjatjen e kontratës.

Mediat franceze shkruan se Mbappe hodhi poshtë pagën prej 50 milionë eurosh në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco