Gjendet bombë e pashpërthyer pranë aeroportit, ekipi i Bayern mbetet i bllokuar në Bremen

Gjendet bombë e pashpërthyer pranë aeroportit, ekipi i Bayern mbetet i bllokuar në Bremen

17:10, 26/08/2021

Ekipi i Bayern Munich nuk ka mundur të kthehet në Bavari mbrëmjen e djeshme pas fitores 12-0 kundër Bremer në Kupën e Gjermanisë.

Siç raportohet nga “BILD”, në fakt, ekipi bavarez nuk mundi të kryej fluturimin e planifikuar nga aeroporti i Bremenit për shkak të një bombe që daton nga Lufta e Dytë Botërore, e cila është shumë afër aeroportit të qytetit gjerman dhe nuk është çaktivizuar ende.

Për këtë arsye, ekipi i Bayern ka qëndruar në hotel dhe nuk e dinë akoma se kur do të kthehen në Bavari.

Bomba 500 kg, e cila u zbulua gjatë një eksplorimi ditën e mërkurë në zonën e Habenhausen, besohet si i përket ushtrisë amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco