Mediat spanjolle/ Mbappe mund të zyrtarizohet nesër te Real Madridi

Mediat spanjolle/ Mbappe mund të zyrtarizohet nesër te Real Madridi

13:49, 26/08/2021

Së fundmi Real Madrid dërgoi një ofertë 160 milionë euro për Mbappen në drejtim të PSG-së, transmeton lajmi.net.

Kjo ofertë u refuzua nga gjiganti francez që po kërkon mbi 200 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet yllin e tyre.

Megjithatë sipas ‘RadioMARCA’, ekziston mundësia që francezi nesër të zyrtarizohet si futbollisti i ri i Madrilenëve.

Duket se telenovelës së 22-vjeçarit po i vjen fundi, dhe së shpejti do të mësojmë të ardhmen e tij.

Mbappe prej kohësh ka bërë të ditur dëshirën e tij që të kaloj në “Santiago Bernabeu” dhe ka refuzuar të rinovojë kontratën me ‘Parisienët’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco