Zyrtare/ Teuta zyrtarizon një tjetër blerje, firmos me ish-lojtarin e Tiranës

Zyrtare/ Teuta zyrtarizon një tjetër blerje, firmos me ish-lojtarin e Tiranës

21:32, 23/08/2021

Teuta nënshkruan me futbollistin afrikan Reuben Acquah. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur dakordësinë midis tyre, ndërkohë që lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve.

Acquah, me shtetësi ganeze, do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës te disa ekipe si, Ried, Lask apo Lokomotiva Zagreb. Kujtojmë që ky lojtar ka përvojë edhe në kampionatin shqiptar, pasi në sezonin 2016-2017 ka luajtur me Tiranën, i huazuar nga LASK Linz. Një afrim tepër cilësor për “Djemtë e Detit”, që konfirmojnë ambiciet për të mbrojtur titullin kampion në Shqipëri apo për të “sulmuar” Kupën e Shqipërisë.

Drejtuesit e Teutës nuk do të ndalen me kaq, pasi këtë të martë pritet të zyrtarizohet mbrojtësi 29-vjeçar serb Filip Ivanovic, prania e të cilit do t’i shtojë cilësi repartit të pasmë.

Te Teuta, në fakt, lëvizjet janë në të dy kahet. Burime pranë klubit durrsak bëjnë të ditur se Erando Karabeci e ka mbyllur bashkëpunimin me kampionët në fuqi, pasi ka vendosur ta vijojë karrierën në Kosovë, te Prishtina.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco