Zyrtare/ Kontratë 2 vjeçare, Vllaznia prezanton sulmuesin e ri

Zyrtare/ Kontratë 2 vjeçare, Vllaznia prezanton sulmuesin e ri

17:44, 23/08/2021

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar blerjen më të re. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian, Nunes Da Silva Amarante Kaina.

Ishte përfolur prej ditësh që 24 vjeçari do t’i bashkohej shkodranëve, por vetëm ditën e sotme është arritur marrëveshja dhe futbollisti ka hedhur firmën mbi kontratë.

Kaina luan si qendërsulmues teksa sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës në Kategorinë e Parë ku realizoi dhe 7 gola.

Një vlerë e shtuar për Brdariç në sulm i cili tani më ka mundësi zgjedhje në repartin ofensiv.

Njoftimi i Vllaznisë

VLLAZNIA FIRMOS ME SULMUESIN BRAZILIAN KAINA

KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka firmosur kontratë me futbollistin brazilian Nunes Da Silva Amarante Kaina. Ai luan në pozicionin e qendërsulmuesit, është 24 vjeç dhe me të është firmosur një kontratë dyvjeçare.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti!

Welcome Kaina

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco