Inter ofron 30 milionë euro për futbollistin e Lazio-s

Inter ofron 30 milionë euro për futbollistin e Lazio-s

17:21, 23/08/2021

Interi po kërkon të bëjë një përforcimi të ri në këtë merkato dhe klubi italian ka përgatitur 30 milionë euro për Joaquin Correa.

Qëllimi i drejtuesve të klubit zikaltër është që Correa të nënshkruajë brenda këtyre dy-tre ditëve, dhe nëse kjo nuk ndodh, do të shohin për lojtar të tjerë.

Në vend të sulmuesit Romelu Lukaku, Inter firmos me Edin Dzeko, i cili shënoi gol në ndeshjen e tij debutuese në javën e parë të Serie A. Megjithatë, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi dëshiron një sulmues tjetër dhe emri i parë në listë është ai i Correa-s.

Negociatat mes Interit dhe Lazios janë duke u zhvilluar dhe një ofertë prej 30 milionë eurosh pritet në tryezë.

Mbetet për t’u parë nëse shuma e përmendur do të jetë e mjaftueshme, pasi Lazio kërkoi 40 milionë euro për argjentinasin 27-vjeçar. Correa ishte në stol në javën e parë të Serisë A kundër Empolit, dhe trajneri i klubit romak Maurizio Sarri tha se sulmuesi dëshiron të ndryshojë ekip.

Sportmediaset shkruan se Correa ka refuzuar një transferim tek Everton sepse ai dëshiron të transferohet tek Inter.

Kanë mbetur vetëm shtatë ditë deri në fund të merkatos, dhe klubi nga Milano nuk dëshiron të presë shumë. Alternativat e mundshme nëse nuk arrihet Correa janë janë Lorenzo Insigne dhe Gianluca Scamacca.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco