Tashmë është zyrtare, Vëllaznimi emëron trajnerin e ri

Tashmë është zyrtare, Vëllaznimi emëron trajnerin e ri

17:00, 23/08/2021

Franko Sterle është zyrtarizuar si trajner i ri i Klubit të Basketbollit Vëllaznimi.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i lëshuar në faqen zyrtare të klubit gjakovar.

“Trajneri Sterle përveç që do të angazhohet si trajner i ekipit të parë, ai do të angazhohet edhe si pjesë e stafit të shkollës së basketbollit në klubin tonë. Ashtu siç edhe premtuam, KB Vëllaznimi do të vazhdojë me përkushtim të plotë për t’u përmirësuar në të gjitha drejtimet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sterle gjatë karrierës kishte qenë ndihmëstrajner i Zarës në Kroaci.

Së fundi ishte trajner i Bashkimit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco