Bayern blindon Kimmich, kontratë deri në 2025

Bayern blindon Kimmich, kontratë deri në 2025

11:43, 23/08/2021

Joachim Kimmich e ka vazhduar marrëveshjen me Bayern Munich deri në verën e vitit 2025, ka njoftuar klubi gjerman të hënën.

Mesfushori gjerman i ishte bashkuar Bayernit nga RB Leipzig në vitin 2015 dhe ka vendosur ta vazhdojë qëndrimin në Allianz Arena për edhe katër vjet të tjera.

Bayerni e konfirmoi lajmin në uebsajtin e klubit, ku shkroi: “FC Bayern e ka vazhduar kontratën me Joshua Kimmich deri në vitin 2025.”

Kimmich i ka bërë 264 paraqitje për Bayernin dhe i ka shënuar 30 gola deri tani.

Mesfushori 26-vjeçar e ka fituar Bundesligën gjashtë herë, tri herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Kimmich i shpjegoi arsyet e vazhdimit të marrëveshjes me Bayernin.

“Arsyeja më e rëndësishme për vazhdimin e kontratës është se këtu në Bayern mund ta shijoj pasionin tim çdo ditë. E kam një ekip me të cilin mund të arrijë gjithçka dhe kam shumë bashkëlojtarë të cilët i kam bërë miq të vërtetë”, tha Kimmich për faqen e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco