Debutim ëndrrash për Lukakun, përpara portës vazhdon të jetë një 'vrasës gjakftohtë'

Debutim ëndrrash për Lukakun, përpara portës vazhdon të jetë një 'vrasës gjakftohtë'

10:34, 23/08/2021

Debutim ëndrrash për Romelu Lukakun me skuadrën e Chelseat.Belgu shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Arsenalit ditën e djeshme duke treguar se përpara portos është një ‘vrasës gjakftohtë’.

“Jam shumë i lumtur për këtë start. E kisha ëndërruar gjithmonë diçka të tillë. Derbi është një ndeshje e veçantë dhe të shënoja sot (dje) do të thotë shumë për mua.

Tifozët? Vërshëllimat më motivojnë, në futboll ata (tifozët) janë pjesa më e bukur, por në krahun tjetër dua të falënderoj ata të Çelsit të cilët më kanë mbështetur gjatë gjithë ndeshjes.

Është mirë kur kthehesh në shtëpi, Çelsi ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Arsenali? Kanë një skuadër me shumë elementë të rinj të cilët shpeshherë na vunë në vështirësi. Mendoj që mes dy skuadrave ka diferenca që u panë edhe sot (dje).

Trajneri na kërkoi që të ishim që në start agresivë dhe ashtu ndodhi, donim të ishim ne ata që kontrollojnë lojën”, tha bomberi i Çelsit. Lukaku erdhi nga Interi për shumën e 115 milionë eurove. Me zikaltrit ai fitoi kampionatin italian në sezonin e kaluar dhe u rendit i dyti në listën e golashënuesve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco