Lojtarët e Marsejës sulmohen nga tifozët e Nice

Lojtarët e Marsejës sulmohen nga tifozët e Nice

08:21, 23/08/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme gjatë ndeshjes në derbin C mes dy skuadrave Nice dhe Marsejes që çoi në pezullimin e ndeshjes.

Në mintuën e 75-të tifozët e ekipit vendas filluan të hedhin shishe dhe objekte të tjera në drejtim të Dimitri Payet, teksa ai shkonte në një kënd.

Image

Kapiteni i Marsejës reagoi duke hedhur prapa njerën prej shisheve drejt podiumit.

Kaosi i krijuar në fushë nuk lejoi vazhdimin e ndeshjes pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Nishit, Jean-Pierre River, i cili zbriti në fushë për të qetësuar tifozët e ekipit të tij.

Lojtarët e Marsejës u nisën menjëherë për në dhomat e zhveshjes, me Jorge Sampaoli të zemëruar nga ajo që ndodhi .

Rezultati deri në fund të ndeshjes ishte 1-0 në favor të Nice me golin e Casper Dolberg në 49 ’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco