Prapaskenat, ja çfarë u tha Mbappe shokëve të skuadrës për ardhjen e Messi-t

Prapaskenat, ja çfarë u tha Mbappe shokëve të skuadrës për ardhjen e Messi-t

11:11, 19/08/2021

Pak më shumë se një javë më parë, Paris Saint-Germain zyrtarizoi nënshkrimin me Lionel Messin. Një afrim që bëri mjaft përshtypje në dhomat e zhveshjes në Paris, siç është rasti i Kylian Mbape.

“L’Equipe” bën të ditur se Mbappe është i kënaqur me mundësin për t’u stërvitur përkrah Messit , ashtu si shokët e tjerë të skuadrës. Në mënyrë private, numri 7 i PSG-së nuk e ka fshehur entuziazmin kur përshkruante seancat e tij të para stërvitore me të ashtuquajturin “Pleshti”: "  Djema, është Messi,  "

E përditshmja franceze zbulon gjithashtu se ardhja e sulmuesit argjentinas i ka ndryshuar mendjen disa lojtarëve, të cilat për parë kishin shprehur dëshirën për t'u larguar.

Sipas një personi pranë PSG-së, " ka lojtarë që pyesin veten për të ardhmen dhe që ndikohen nga ardhja e Messit. Ata thonë me vete: “Ky mund të jetë viti për Ligën e Kampionëve. Unë dua të jem pjesë e këtij ekipi, si Reali i Galaktikëve, Barça e Guardiols apo Milani i viteve '90, i cili mund të shkruaj historinë. "

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco