Locatelli flet si juventin: Ëndërr e bërë realitet

Locatelli flet si juventin: Ëndërr e bërë realitet

21:06, 18/08/2021

Locatelli është zyrtarizuar si futbollist i Juventusit.

Futbollistit më në fund i është plotësuar dëshira që të kaloj te “Zonja e Vjetër” pas shumë negociatave mes klubeve.

Mesfushori është shprehur i lumtur për aventurën e tij të re.

“Transferimi te Juventusi është një ëndërr e bërë realitet për mua”, tha fillimisht ai për Juventus TV.

“Kjo është ëndrra e një fëmije që punoi shumë, që ka dhënë gjithçka në çdo ndeshje, që mbërrin në Juventus me dëshirën për të dalë në fushë për tifozët, mezi pres të hyj në stadium, dhe ky është vetëm fillimi”, vazhdoi ai.

Italiani pati edhe një mesazh për ish-ekipin e tij Sassuolon.

“Çfarë të them. Lotët që pata dje kur i thashë lamtumirë skuadrës janë dëshmi se ju jeni në zemrën time. Ju gjithmonë do të jeni, sepse më bëtë të bëhem një person dhe lojtar më i mirë”.

“Jeta është bërë nga zgjedhje dhe ishte koha e duhur për të thënë lamtumirë pasi më shoqëruan në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Nuk ka qenë e lehtë, ju e dini këtë, por sapo të kapërceni vështirësitë, rezultati është i jashtëzakonshëm”, përfundoi Manuel Locatelli.

23-vjeçari është transferuar te ‘Bianconerët’ në formë huazimin për dy vite me detyrim blerje më pas.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco