'Botërori U-20', atleti Muhamet Ramadani kualifikohet në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg

'Botërori U-20', atleti Muhamet Ramadani kualifikohet në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg

18:57, 18/08/2021

Atleti ynë Muhamet Ramadani, është kualifikuar në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg, në Kampionatin Botëror U-20, që po mbahet në Nairobi të Kenisë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Ramadani shënoi rezultatin më të mirë sot 18.89 metra, që e rendit me kohën e katërt më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit. 

Mirëpo, marrë parasysh rezultatin më të mirë personal (19.92 m.) të kampionit të Evropës U-20, Ramadani ka shpresa që ta përmirësoj rezultatin e tij dhe të fitojë medalje në finalen e nesërme.

Gara e nesërme nis në ora 14:20 me kohën tonë lokale.

I urojmë fat dhe suksese Ramadanit në garën ku synon medalje botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco