Al-Khelaifi nuk njeh limite, ja ylli i ri që pritet të afrojë PSG-ja

Al-Khelaifi nuk njeh limite, ja ylli i ri që pritet të afrojë PSG-ja

18:28, 18/08/2021

Çdokush që ka menduar se Lionel Messi mund të ishte goditja e fundit e PSG-së në merkato, mund ta kuptojë shumë shpejt se ka gabuar. Sipas asaj që informon “L’Equipe”, sheiku Al-Khelaifi synon ta forcojë ekipin parizien me një mes Paul Pogbasë dhe Eduardo Camavingas. Të dy mesfushorëve u skadon kontrata në vitin 2022, pra verën e ardhshme, por nëse Manchester United tashmë e ka bërë të ditur se nuk dëshiron të shesë mesfushorin francez, autor i katër asisteve kundër Leeds në javën e parë të Premier League-s, për futbollistin e Rennes diskutimi mund të jetë i ndryshëm.

Klubi breton, në fakt, mund të jetë i gatshëm për të nisur negociatat, duke p asur parasysh që Camavinga e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë, duke i shtyrë kuqezinjtë të pranojnë një ofertë të mundshme nga PSG.

Në çdo rast, do të jetë një shifër shumë larg 100 milionë eurove që Rennes kërkonte deri verën e kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco