Makineri golash, Lewandowski me statistika të frikshme kundër Dortmundit

Makineri golash, Lewandowski me statistika të frikshme kundër Dortmundit

18:10, 18/08/2021

Robert Lewandowski, para se të transferohej te Bayern Munich, më parë kishte shkëlqyer me fanellën e Borussia Dortmund.

Sulmuesi polak është një makineri golash dhe një ditë më parë realizoi dy herë në finalen e Superkupës së Gjermanisë, që bavarezët e fituan me rezultatin 3-1 kundër Dortmund.

Lewandowski në këtë mënyrë e çoi numrin e golave të shënuar ndaj Borussia Dortmund në 23, në 24 ndeshje të luajtura kundër tyre.

Qartazi kuptohet që Lewandowski është një “makth” për Borussia Dortmund. Sigurisht jo vetëm për ta, pasi në Gjermani zor të ketë mbetur një skuadër që polaku nuk e ka ndëshkuar.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco