Përforcohet Napoli, siguron shërbimet e Juan Jesus

Përforcohet Napoli, siguron shërbimet e Juan Jesus

16:31, 18/08/2021

Skuadra e Napolit ka vazhduar me konsolidimin e ekipit në prag të fillimit të sezonit të ri, transmeton lajmi.net.

Së fundmi ekipi italian ka shtuar në radhët e veta edhe mbrojtësin Juan Jesus.

Jesus vjen si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Romën ku kaloi katër sezone.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

30-vjeçari, në të kaluarën ishte pjesë edhe e Interit ku kaloi pesë sezone para se të kalonte te Roma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco