Djali i Lilian Thuram pranë kalimit tek Inter

Djali i Lilian Thuram pranë kalimit tek Inter

15:18, 18/08/2021

Pavarësisht afrimit të Edin Dzeko , Interi dëshiron të rekrutojë një tjetër sulmues, për të kompensuar largimin e Romelu Lukaku.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka nisur negociatat me Mina Raiolan, agjentin e lojtarit të Borussia M'gladbach, Marcus  Thuram.

Marcus është djali i ish -futbollistit të famshëm francez Lilian Thuram. Ai luan si sulmues anësor i majtë, por gjithashtu bën mirë në qendër, dhe cilësitë e tij më të mira janë forca, teknika dhe lufta në ajër.

Thuram shihet si njeriu ideal për të zëvendësuar Romelu Lukaku, i cili u shit tek Chelsea.

I riu Thuram ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 12 asistime për M'gladbach në 40 ndeshje sezonin e kaluar, dhe ka zhvilluar 4 takime për ekipin kombëtar francez.

Kontrata e tij me Borussia është e vlefshme deri në qershor 2023, dhe shuma e transferimit pritet të jetë deri në 40 milionë euro. Inter po kërkon edhe Duvan Zapatan, por Atalanta nuk dëshiron ta lëshojë pa gjetur zëvendësuesin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco