I dënuar me 5 vite burg, klubi i Premier League në 'bisedime të avancuara' me mbrojtësin me precedentë penalë

I dënuar me 5 vite burg, klubi i Premier League në 'bisedime të avancuara' me mbrojtësin me precedentë penalë

13:57, 18/08/2021

Wolves thuhet se është në "bisedime të avancuara" për të nënshkruar me mbrojtësin portugez Ruben Semedo.

Deri këtu gjithçka është normale, por nëse heton të kaluarën e futbollistit në fjalë mëson se ai është dënuar me pesë vjet burgim me kusht si dhe i është ndaluar hyrja në Spanjë për tetë vjet, korrikun e kaluar.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar i Olympiacosit u arrestua nga autoritetet spanjolle e  më vonë u shpall fajtor për një mori veprash, përfshirë grabitje, sulm, rrëmbim dhe posedimin e një arme zjarri. Ai u arrestua në vitin 2018 ndërsa luante në Spanjë, pasi u akuzua për sulm dhe lidhjen e një burri në shtëpinë e tij, para se t’i vidhte pronën viktimës së bashku me dy të tjerë.

Semedo, i cili gjithashtu u akuzua për tentativë vrasjeje, akuzë të cilën gjithmonë e ka mohuar, arriti të shpëtonte nga paraburgimi pasi pagoi një garanci prej 30 000 eurosh. Por Gjykata Provinciale e Valencias i dha atij një dënim me burg me kusht për pesë vjetësh dhe e ndaloi atë të hynte në Spanjë për tetë vjet në korrik 2020.

Sidoqoftë, Wolves nuk po e merr shumë në konsideratë të kaluarën e Semedos, të cilin dëshiron ta huazojë për një vit. Lojtari në të kaluarën gjithashtu ka luajtur për Villarrealin dhe Sportingun e Lisbonës.

Gazetat spanjolle raportuan në kohën e dënimit të tij se Semedo, i cili ka luajtur në tri ndeshje për përfaqësuesen e vendit të tij (Portugalinë), pretendoi se ishte detyruar të merrte pjesë në incident sepse ishte borxhli ndaj një pale të tretë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco