Hakimi flet fjalët e para si lojtar i PSG-së: Ndihem krenar, kam të njëjtat...

Hakimi flet fjalët e para si lojtar i PSG-së: Ndihem krenar, kam të njëjtat...

21:00, 06/07/2021

Ishte në ajër prej disa kohësh, por ditën e sotme u bë zyrtare. Achraf Hakimi është futbollisti më i ri i Paris Saint Germain. Klubi francez do të paguajë 60 milionë euro kesh, plus 11 të tjera në formë bonusesh për kartonin e mbrojtësit maroken, i cili nga ana tjetër ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me pagë 10 milionë euro neto në sezon.

Futbollisti 23-vjeçar mbaroi pushimet ditën e djeshme dhe udhëtoi drejt Parisit, ndërsa paraditen e sotme kreu vizitat mjekësore rutinore dhe më pas hodhi firmën mbi kontratën 5-vjeçare, para se të prezantohet zyrtarisht si pjesë e PSG-së.

“Sot ndihem shumë krenar. Pas eksperiencave të mia në Spanjë, Gjermani e Itali, tani mu ofrua të njoh një tjetër kampionat dhe me ngjyrat e një klubi shumë prestigjoz si Paris Saint Germain. Mezi pres të njoh shokët e mi të rinj dhe të takoj tifozët e të ndjej përkrahjen e tyre në “Parc des Princes”. Kam të njëjtat ambicie me stafin teknik dhe jam gati të bëj gjithçka për klubin tim të ri”, deklaroi mbrojtësi maroken.

Ndërkohë presidenti i PSG-së, Al Khelaifi u shfaq mjaft i lumtur për transferimin e Hakimit dhe tha se blerja e një futbollisti 22-vjeçar, të konfirmuar si një nga më të mirët në botë në rolin e tij, konfirmon më së miri ambiciet e klubit.

Nuk mungoi as një postim i Interit, klub në të cilin Hakimi luajti dhe fitoi titullin kampion sezonin e fundit. Zikaltrit falënderuan marokenin për atë që dha këtë sezon dhe i uruan fat në eksperiencën e re me fanellën e PSG-së.

Kujtojmë që klubi zikaltër ishte i detyruar të shiste një nga futbollistët, për të rregulluar bilancet financiare dhe zgjodhi të sakrifikojë pikërisht marokenin, për faktin se ofertat në drejtim të tij ishin më joshëse e konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco