U largua si dështim, Matheus Fernandes do të padisë Barcelonën

U largua si dështim, Matheus Fernandes do të padisë Barcelonën

19:11, 06/07/2021

Mesfushori brazilian Matheus Fernandes ka në plan të padisë Barcelonën për "shkarkim të padrejtë" pasi klubi katalanas njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin.

Barcelona shpenzoi 7 milionë € për transferimin e Matheus kur Eric Abidal ishte drejtori sportiv i klubit, por asnjëherë nuk u prezantua zyrtarisht. Kur Barcelona bëri të diture lajmin se kishte nënshkruar kontratë me 23 vjeçarin, shumë në Brazil u befasuan sepse një pjesë e madhe e analistëve nuk e konsideronin atë lojtarë për Barçën.

“Radio Barcelona” raporton se Matheus nuk është i lumtur për vendimin e klubit për të ndërprerë bashkëpunimin dhe është i gatshëm të shkojë në gjykatë.

Ndërkohë, Barça mohoi informacionin se ata kishin marrë oferta për Matheus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco