Zyrtare/ Achraf Hakimi është lojtari më i ri i PSG-së, ja detajet e kontratës

Zyrtare/ Achraf Hakimi është lojtari më i ri i PSG-së, ja detajet e kontratës

18:46, 06/07/2021

Është një goditje e madhe që Paris Saint-Germain sapo ka arritur të bëjë në këtë merkato. Klubi francez ka nënshkruar me një lojtar të klasit botëror si Achraf Hakimi, i cili vjen nga radhët e Inter.

Pas fitimit të Scudetto-s historike, Inter, në një situatë të tmerrshme financiare, u detyrua të shiste një grup lojtarësh për të mdhledhur në një total prej afërsisht 100 milion euro. Antonio Conte u largua i pari nga anija. Kështu, Hakimi bëri të njëjtën gjë dhe me shumë gjasa do të ndiqet nga "emra të tjerë".

PSG derdhi në arkat e Interit plot 70 milionë euro për kartonin e futbollistit 22 vjeçar, ndërsa ky i fundit firmosi për 5 vite me PSG-ën dhe është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2026.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco