Trajneri i Danimarkës: Pamë vdekjen me sy, situata e Eriksen na dha forcë

Trajneri i Danimarkës: Pamë vdekjen me sy, situata e Eriksen na dha forcë

18:39, 06/07/2021

Skuadra daneze është ajo që na ka suprizuar në këtë Evropian.

Kombëtarja e drejtuar nga Kasper Hjulmand këtë të mërkurë do të sfidojë Anglinë në “Wembley”, për të siguruar një vend për në finale.

Danimarka e ka provuar shijen e fitores në vitin 1992, ku arriti të bëhej kampione e Evropës.Trajneri i danezëve është shprehur se nuk i ka aspak frikë anglezët dhe skuadra e tij është mjaft e fortë përballë tyre.

Ja deklarata e plotë e Hjulmand: “Gjatë këtyre tre javëve të fundit kam përjetuar më shumë emocione sesa përgjatë gjithë jetës time. Ka qenë me të vërtet të çmendura. Ne u përballëm me vdekjen në një mënyrë që kurrë nuk e kisha menduar dhe imagjinuar. Ne për pak sa nuk humbëm lojtarin tonë më të mirë, shokun tonë më të mirë, zemrën e skuadrës.Situata që përjetuam me Christian Eriksen na dha forcë për të vazhduar përpara me më shumë besim dhe për fatin tonë mirë në 3 ndeshjet e fundit kemi zhvilluar një futboll fantastik që na ka sjellë këtu ku jemi.Unë jam shumë i lumtur për mbështetjen dhe dashurinë që na përcjell populli danez dhe për këtë duam t’ua shpërblejmë. Tani vëmendja jonë shkon te sfida ndaj Anglisë në të cilën do të kërkojmë të marrim maksimumin edhe pse objektivin tonë kryesor në këtë Europian e kemi arritur”.

Por nuk ka kursyer dhe vlerësimet për skuadrën angleze, të cilën e shikon si një kundërshtar të fortë dhe shumë të përgatitur.

“Ne nuk kemi frikë nga Anglia, por mendoj që edhe ata nuk kanë frikë nga ne. Nuk mendoj që Anglia ka ndonjë pikë të dobët, por unë jam i bindur që ndaj çdo rivali në këtë Europian mund të gjesh hapësira për të pasuar topin, për të sulmuar dhe për të shënuar. Megjithatë Anglia është një skuadër e kompletuar dhe mendoj se ndaj tyre misioni ynë për t’u kualifikuar do të jetë shumë i vështirë”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco