Gjermania merr një tjetër goditje, bie vlera e fanellave pas eliminimit në Europian

Gjermania merr një tjetër goditje, bie vlera e fanellave pas eliminimit në Europian

17:54, 06/07/2021

Duket se humbjet për skuadrën gjermane nuk kanë të ndalur. Pas ndeshjes me Anglinë, skuadra gjermane u përball me humbje të njëpasnjëshme.

Eliminimi nga Evropiani, largimi i trajnerit dhe ulja e çmimit të fanellës, duket se ka demoralizuar jo pak gjermanët.

Fanella e skuadrës gjermane, e cila ishte një ndër më të shiturat, duket se tani nuk është në të njëjtin ritëm. Ulja e blerjeve ka sjellë dhe uljen e çmimit.

Por sa është çmimi i një fanelle për kombëtaren gjermane?

Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë. Prova vjen nga Gjermania, aty ku bëri bujë vendimi i Adidas për të ulur jo pak, por me 50% çmimin e fanellave të kombëtares.

Nëse deri një javë më parë, fanellat mund të bliheshin me 130 euro, tani mjaftojnë vetëm 65.

Veçanërisht pas ndeshjes së fituar me Portugalinë, fanella më e kërkuar në treg ishte ajo e futbollistit të Atalantës, Gossens, surprizues me një super paraqitje.

Lojtari i krahut ishte vendimtar me dy asite dhe një gol në të vetmen ndeshje të fituar nga 4 që luajti kombëtarja gjermane në këtë Euro 2020.

Duke qenë se nuk ishte shumë i njohur në Gjermani para këtij turneu, pasi kurrë nuk ka luajtur në Bundesliga, ishin të paktë ata që kishin fanellën e Gossens para këtij Europiani.

Eliminimi i shpejtë, që erdhi në 1/8 kundër Anglisë, ndikoi menjëherë duke ulur shitjet e fanellave, edhe pse Gjermania do të luajë edhe kualifikueset e Botërorit me të njëjtën fanellë që kishte në Europian, por në krahasim me vitet e shkuara kërkesa ka rënë ndjeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco