UEFA fton Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën në finalen e EURO 2020 në Wembley

UEFA fton Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën në finalen e EURO 2020 në Wembley

17:48, 06/07/2021

UEFA, pavarësisht se si do të jetë fati i Danimarkës, e ka ftuar Christian Eriksen të marrë pjesë në finalen e Euro2020 në Wembley. Përveç numrit 10 danez, organizata evropiane e futbollit ka ftuar edhe stafin mjekësor që ndihmoi në shpëtimin e jetës së Erikesen pak kohë më parë. Numri i përgjithshëm i ftesave është 8, duke përfshirë ato të Eriksen dhe grus së tij, shpjegon ESPN .

Një nga ndihmësmjekët në fjalë, Peder Ersgaard , i cili mori një ftesë VIP direkt nga Presidenti Ceferin, komentoi ftesën e marrë nga UEFA: "Unë jam i lumtur si një fëmijë në prag të Krishtlindjes. Jam krenar për punën time, si dhe të gjithë ekipit. Nuk ishte përpjekja e një personi. Tani do të doja të shihja Danimarkë-Itali në finale ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco