Pikat e forta të Italisë/ Çfarë e frikëson Spanjën përballë ‘azzurrëve’

Pikat e forta të Italisë/ Çfarë e frikëson Spanjën përballë ‘azzurrëve’

17:22, 06/07/2021

Është e kuqja e La Roja kundër të kaltërve, dy Kombëtare të mëdha që do të përballën për të siguruar një biletë për finalen e së shtunës.

Skuadra italiane  këtë sezon ka arritur të na dhurojë një lojë të bukur, por nuk mund të lëmë pas dhe spanjollët, të cilët kanë pasur momente mjaft të “nxehta”, derisa arritën të bëhen pjesë e  gjysmëfinales.

Dy superfuqitë e Evropës duket se nuk do e kenë aq të lehtë këtë përballje. Italia na ka treguar që di të menaxhojë lojën, edhe pse spanjollët kanë shënuar një gol më shumë se italianët.

Por çfarë e frikëson Spanjën në këtë përballje me Italinë?

Mbrojtja e fortë - Ta lavdërosh një mbrojtje italiane mund të tingëllojë si klishe, por forca e vijës së fundit e “Azzurrëve” nuk mund të injorohet. Dy mbrojtësit veteranë, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, kanë qenë në formën e duhur gjatë tërë turneut, duke mbajtur portën e paprekur në tri ndeshje nga pesë të zhvilluara.

Gianluigi Donnarumma ende nuk ka pësuar gol nga loja e rregullt në “Euro 2020” . Dy golat e pësuar kanë qenë nga Austria në shtesë dhe nga Lukaku i Belgjikës me penallti.

Për më tepër, Donnarumma nuk ka pranuar më shumë se një gol në një ndeshje të vetme me Italinë, që kur ka bërë debutimin e tij në vitin 2016. Nëse ai e zgjat këtë rekord do të ishte paraqitja e tij e 32-të për Kombëtaren të martën, kurse Italia do të kishte një mundësi të madhe që të shkonte në finale.

Problemi i vetëm është mbulimi i krahut të majtë ku luan Leonardo Spinazzola

Sulm i frikshëm - Sulmi i Italisë është njëri nga më të frikshmit këto vite.

Madje, Mancini ka bërë sulmin më të mirë të Italisë të të gjitha kohërave. Kjo tregon edhe faktin që Italia ka shënuar më shumë se tri gola në një Euro për herë të parë në histori në ndeshjen e parë kundër Turqisë. Pastaj ata shënuan edhe tre gola të tjerë kundër Zvicrës.

Tifozët italianë do të shpresojnë që Ciro Immobiles do t’i kthehet golave dhe të krijojë më shumë. Sulmuesi i Lazios ka shënuar në dy ndeshjet e para të grupeve të Italisë. Ka shumë fuqi në sulm, me Lorenzo Insigne që shënoi një gol të bukur kundër Belgjikës, por aty dinë të shënojnë edhe Federico Chiesa, Nicolo Barella dhe Manuel Locatelli.

Italia ka shënuar 11 herë në pesë ndeshje të Euro 2020, por mbetet të shihet sa do të ndikojë mungesa e Spinazzolas në mbështetje të sulmit.

Menaxhimi i lojës - Suksesi i Italisë deri këtu këtë verë është se ata kanë ditur të ndërtojnë mbrojtje solide dhe sulm të rrjedhshëm. Ata kanë arritur t’i mbajnë larg kundërshtarët e tyre dhe i kanë shfrytëzuar rastet e tyre kur i kanë pasur. Të dy këto gjëra janë vendimtare, por gjëja e tretë është ajo që mund t’i dërgojë deri në fund “Azzurrët” në Euro 2020 është menaxhimi i lojës.

Nëse kjo Itali arrin të dalë përpara, kundërshtari duhet të përpiqet shumë që të mbrohen. Të pamposhtur në 32 ndeshje, të kaltrit janë mjeshtër të kontrollimit të ndeshjes. Kjo u pa kundër Belgjikës në ndeshjen e fundit, kur topi ishte në lojë për nëntë minuta në 21 minutat e fundit të ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco