Futbollisti rinovon me Interin, mbrojtësi sakrifikon gjysmën e pagës për të qëndruar zikaltër

Futbollisti rinovon me Interin, mbrojtësi sakrifikon gjysmën e pagës për të qëndruar zikaltër

16:35, 06/07/2021

Pas titullit në Serie A, Inter po përballet me probleme financiare. Zikaltërit, kanë vendosur të largojnë disa prej titullarëve. Sidoqoftë, Simone Inzaghi mund të mbështetet tek disa elementë. Ky është rasti me Aleksandar Kolarov.

Serbi u përfol shumë për një largim drejt një skuadre tjetër, por ka pranuar të sakrifikojë gjysmën e pagës për të qenë dhe një vit pjesë e zikaltërve. Lajmin për rinovimin e kontratës të Kolarev e bëri të ditur vetë faqja e Interit nëpërmjet një postimi në ‘’Tëitter’’.

Kolarv u bashkua me Interin verën e kaluar nga skuadra e Romës, por mosha e madhe 35 vjeç nuk i jep garanci për të lëvizur nga një ekip në tjetrin, prandaj ka vendosur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të qëndruar edhe për një vit në Milano.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco