Hendbollistet kosovare fitojnë ndeshjen e dytë ndaj Bullgarisë

Hendbollistet kosovare fitojnë ndeshjen e dytë ndaj Bullgarisë

14:17, 06/07/2021

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka luajtur sot ndeshjen e dytë stërvitore ndaj Bullgarisë. Në Gabrovo, vajzat tona kanë fituar me rezultat 30:29.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:14 për Kombëtaren tonë.

Gjatë ndeshjes epërsia ka shkuar deri në gjashtë gola. Paraqitja ishte e nivelit më të lartë se në ndeshjen e parë, ndërsa ekipi është shfaqur më i komponuar. Melisa Mulaj ishte më efikasja me 9 gola.

Vajzat kanë treguar angazhim dhe disiplinë në lojë. Tani Kombëtarja kompletohet edhe me tri lojtare të tjera dhe vazhdon në Istog përgatitjet për Evropianin e Divizionit B, që të shtunën fillon në Shkup.

Ndeshjet me Bullgarinë i kanë shërbyer shumë shtabit teknik në prag të Evropianit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco