Zbulohen formacionet: Itali – Spanjë, ja si ndryshon pas mungesës së Spinazzolas...

Zbulohen formacionet: Itali – Spanjë, ja si ndryshon pas mungesës së Spinazzolas...

12:39, 06/07/2021

Sonte (e martë) do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e “Euro 2020” mes Italisë dhe Spanjës.

Sot në orën 21:00 e gjithë vëmendja do të përqendrohet në “Ëembley” ku Italia do të luajë kundër Spanjës për të prerë një biletë për finalen e madhe të Kampionatit Europian.

“Azzurrët” kanë lënë pas zhgënjimin e tyre ku në 2018 nuk arritën që të kualifikoheshin në Kupën e Botës, por sot nën drejtimin e Roberto Mancinit Italia është bërë e pathyeshme prej 32 ndeshje radhazi.

Italisë iu dha një goditje e madhe pasi Leonardo Spinazzola u dëmtua rëndë duke mbyllur në këtë mënyrë Kampionatin Europian. Por ja si ndryshon formacioni i Italisë.

Formacioni i mundshëm i Italisë (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

Image

Formacioni i mundshëm i Spanjës (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Laporte, Torres, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Torres, Morata, Olmo

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco