Maliqi e Bajrami gati për kampionatin evropian në beach volley

Maliqi e Bajrami gati për kampionatin evropian në beach volley

12:08, 06/07/2021

Volejbollistët Ermal Maliqi e Erion Bajrami, të shoqëruar edhe nga trajneri Fatlum Hajrizi, kanë udhëtuar në Izmir të Turqisë.

Maliqi e Bajrami do ta përfaqësojnë Kosovën në CEV U20 Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në qytetin perëndimor turk, njofton Federata e Volejbollit të Kosovës.

Kampionët e Kosovës në Beach Volley, sot nga ora 15:00 do ta kenë stërvitjen e parë, ndërsa nga nesër i nisin garat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco