Griezmann bëhet 'kurban' për Messin

Griezmann bëhet 'kurban' për Messin

12:02, 06/07/2021

Problemet për Barcelonën nuk kanë të ndalur. Skadimi i kontratës së Messit dhe e ardhmja e Griezmann janë dy probleme serioze për katalonasit.

Për të vazhduar kontratën e Messit, duhet urgjentisht ulja e pagave për disa yje të skuadrës, apo eventualisht largimi i disa prej tyreve.

I pari në listë është Griezmann. Laporta e ka pranuar dje se Griezmann mund të largohet nga Barcelona.

Ylli francez duhet të pranojë uljen e pagës së tij, ose duhet të pranoj largimin.

Opsioni i dytë është më i mundshëm për Griezmann. Depay e Aguero janë dy forca sulmuese për Barcën dhe largimi i Griezmann nuk po shihet aq serioz nga bordi i skuadrës.

Objekti i vetëm i Laportas është mbajtja e Messit dhe presidenti pritet ta bëj “kurban” Antoine Griezmann për këtë premtim që e kishte edhe në fushatën elektorale të presidencës së Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco