Ekipi anglez i kriketit detyrohet të izolohet pas 7 rasteve me koronavirus

Ekipi anglez i kriketit detyrohet të izolohet pas 7 rasteve me koronavirus

11:30, 06/07/2021

Anglia është detyruar të zgjedhë një ekip të ri për serinë Pakistan ODI pasi e gjithë skuadra u izolua për shkak të shtatë rasteve COVID.

Tre lojtarë dhe katër anëtarë të ekipit drejtues u testuan pozitivisht pasi bënë testet PCR.

Në një deklaratë, Bordi i Kriketit të Anglisë dhe Uellsit tha: "Në bashkëpunim me Shëndetin Publik Angli, Shëndetin Publik Uells dhe Autoritetin Lokal të Shëndetit në Bristol, ata që preken tani do të vëzhgohen për një periudhë vetizolimit nga 4 korriku, sipas protokollit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar  për karantinën.

"Anëtarët e mbetur të ekipit janë konsideruar kontakte të ngushta dhe gjithashtu do të izolohen.”

"Ndeshja kundër Pakistanit do të vazhdojë. Ben Stokes do të kthehet në krye të Anglisë dhe do të komandojë skuadrën - e cila do të emërohet në orët e ardhshme."

"Një "One Day International" është një formë e kriketit të kufizuar që luhet midis dy ekipeve me status ndërkombëtar, në të cilën secila skuadër përballet me një numër fiks të lojëtarëve, aktualisht 50, me lojën që zgjat deri në 8 orë. Kupa Botërore e Kriketeve, e zhvilluar zakonisht çdo katër vjet, luhet në këtë format.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco