Euro 2020/ Luis Enrique tregon se cilin ekip do të mbështes në rast se eliminohet skuadra e tij

Euro 2020/ Luis Enrique tregon se cilin ekip do të mbështes në rast se eliminohet skuadra e tij

09:33, 06/07/2021

Sot në orën 21:00, Italia do të përballet me Spanjën në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Dhe në lidhje me këtë trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle.

Që në fillim të intervistët Enrique vlerësoi lojtarët e tij.

‘Nëse ne fitojmë do të ishte një ngjarje shumë e madhe për ne dhe suksesi ju takon lojtarëve’ është shprehur Enrique.

Gjithashtu trajneri spanjoll tregoi dhe për kë do të bëjë tifo në rast se Spanja eliminohet.

‘Nëse Italia na mposht me drejtësi atëherë në finale ata do të kenë pranë një tjetër tifoz. Jam shumë i lumtur që Italia është përball nesh, është një vend që më pëlqen shumë’’ është shprehur trajneri i ekipit kombëtar spanjoll.

Sigurisht ai nuk ishte dakort me ata që thonë në rast të fitimit të titullit një pjesë e madhe e suksesit i takon atij.

"Unë jam një udhëheqës, por jashtë fushës. Gjërat më të rëndësishme ndodhin në fushë. Gjëja e vështirë është të shënosh, të luash mirë, të jesh i kujdesshëm në mbrojtje.

Nëse lojtarët kanë sukses dhe fitojnë titullin, atëherë do të jetë arritja e tyre. Duhet të luajmë një finale të shkëlqyeshme. Qëllimi është shumë tërheqës dhe ne duhet të jemi 100% të përqendruar. Beteja me Italinë do të jetë zotërimi i topit. Ne duam topin si ata "përfundoi Luis Enrique, i cili konfirmoi dhe mungesën e Pablo Sarabia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco