UEFA cakton një gjyqtar gjerman për gjysmëfinalen Itali-Spanjë

UEFA cakton një gjyqtar gjerman për gjysmëfinalen Itali-Spanjë

16:28, 04/07/2021

Gjyqtari gjerman Felix Brych është caktuar nga UEFA për të gjykuar ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2020 të martën.

Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij Mark Borsch dhe Stefan Lupp, ndërsa Marco Fritz do të jetë në krye të VAR-it.

Ai ka gjykuar tri ndeshje deri tani në Euro 2020, përfshirë çerekfinalen Angli-Ukrainë të shtunën.

Brych debutoi si gjyqtar ndërkombëtar në vitin 2007 në takimin mes Rumanisë dhe Luksemburgut në kualifikime për Kampionatin Evropian 2008.

Në sezonin 2016-2017, ai gjykoi finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco