‘Alla’ kung-fu – Gabriel Jesus u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj lojtarit të Kilit

‘Alla’ kung-fu – Gabriel Jesus u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj lojtarit të Kilit

14:38, 03/07/2021

Gabriel Jesus u përjashtua nga ndeshja që Brazili e zhvilloi ndaj Kilit.

Selecao fituan 1-0 në çerekfinalen e Kups së Amerikës me golin e Lucas Paquetas menjëherë pas pjesës së parë.

Por, vetëm disa minuta pasi mesfushori i Milanit shënoi golin që doli të ishte i fitores, Gabriel Jesusit karton i kuq për ndërhyrjen ndaj Eugenio Mena në stilin kung-fu.

Sulmuesi i Manchester City kishte sytë në top, por Mena e largoi me kokë përpara se lojtari të arrinte atje, duke rezultuar në një ndërhyrje të tepër të rrezikshme nga 24-vjeçari.

Veprimi i Jesus ishte e ngjashme me lëvizjen e përdorur nga dy herë kampioni i WWE-së, Drew McIntyre, i cili reagoi në mediat sociale.

Pa pasur nevojë në konsultim në VAR, gjyqtari Patricio Loustau i dha kartonin e kuq lojtarit që luan në Ligën Premier, duke e përjashtuar nga sfida. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco