De Bruyne e pranon se luajti me lëndim, por edhe ka fjalë të mëdha për Italinë: Kemi pasur përballë një kundërshtar të klasit të lartë

De Bruyne e pranon se luajti me lëndim, por edhe ka fjalë të mëdha për Italinë: Kemi pasur përballë një kundërshtar të klasit të lartë

12:30, 03/07/2021

Kombëtarja e Italisë e ka mposhtur atë të Belgjikës në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Azzurët kanë triumfuar me rezultat 2-1, duke siguruar plasmanin në gjysmëfinale të evropianit.

Kevin de Bruyne ka qenë në dyshim për këtë sfidë, por ai në fund ka zbritur në fushë edhe pse ishte i lënduar.

Vet mesfushori belg e ka pranuar se ka luajtur me ligament të lënduar ndaj Italisë.

“Falënderoj stafin mjekësor për punën gjatë katër ditëve të fundit. Kam luajtur me ligament të dëmtuar, nuk ishte e lehtë”, tha De Bruyne.

Tutje belgu ka thënë se ka qenë një kampionat i vështirë për ta shkaku i lëndimeve, derisa në fund ka folur fjalë të mëdha edhe për Azzurët.

“Ishte një evropian i vështirë për ne, patëm kaq shumë lëndime. Luftuam deri në fund, por me këto dëmtime nuk ishte e lehtë”.

“Italia ishte më e mirë se ne në pjesën e parë, por në pjesën e dytë krijuam më shumë raste. Mund të kishim shënuar golin e dytë, por nuk ia dolëm. Sot kemi humbur kundër një ekipi të klasit të lartë”, deklaroi De Bruyne. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco