Mbyllet pjesa e parë/ Spektakël në ‘Allianz Arena’, Italia po fiton ndaj Belgjikës

Mbyllet pjesa e parë/ Spektakël në ‘Allianz Arena’, Italia po fiton ndaj Belgjikës

21:53, 02/07/2021

Italia ka fituar pjesën e parë 2-1 në përballjen ndaj Belgjikës e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Europian.

Italia realizoi fillimisht në min e 13’ me anë të Leonardo Bonnucit por goli i tij u anulua nga VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Të dyja skuadrat vazhduan me sulme, golin e parë Italia e gjeti në min e 31’ kur realizoi Nicolo Barella, pas një gabimi në mbrojtjen e belgëve. Italianët vazhduan me sulme dhe realizuan edhe golin e dytë me Lorenzo Insignes që realizoi një super gol në min e 43’.

Në fund të pjesës së parë në min 45+2’ u akordua penallti në favor të Belgjikës, ku më pas realizoi Romelu Lukaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco