90 minuta përfundojnë në barazim, shkon në shtesë Zvicër - Spanjë

90 minuta përfundojnë në barazim, shkon në shtesë Zvicër - Spanjë

19:51, 02/07/2021

Kanë përfunduar 90 minutat e kohës së rregullt 1-1 mes Zvicrës dhe Spanjës e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Europian.

Spanja kaloi herët ne avantazh në min e 8’ pasi goditja e fuqishme e Jordi Albas u devijua nga mbrojtësi i Zvicrës, Denis Zakaria. Në pjesën e dytë më kërkuese ishte Zvicra që barazoi rezultatin në min e 68’ me golin e Xherdan Shaqirit pas një gabimi në mbrojtën e Spanjës.

Zvicra është me një lojtar më pak nga minuta e 77’ kur u përjashtua Remo Freuler me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Mbetet të shihet a do të ketë fitues pas shtesës, apo ndeshja do të vendoset nga penalltitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco