Granit Xhaka: Jemi gati të shkruajmë historinë!

Granit Xhaka: Jemi gati të shkruajmë historinë!

17:24, 28/06/2021

Sot në orën 21:00 Franca do të përballet me Zvicrën duke kërkuar një biletë për në çerekfinale të Kampioantit Europian..

Para ndeshjes ndaj Francës ka folur mesfushori shqiptar, Granit Xhaka:

“Përvoja është e rëndësishme, veçanërisht kundër një kundërshtari si Franca. Ne nuk e filluam mirë këtë turne, por më pas u kualifikuam. Do të duhet të bëjmë më të mirën për 120 minuta dhe do të shohim nëse është e mjaftueshme”, tha ai.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Francës, ata kanë lojtarë të klasit botëror. Ne duhet të jemi të zgjuar, dhe të qetë nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të mbrohemi, ne duam të jemi dinamikë, të tregojmë pikat tona të forta”, shto ai.

“Shaqiri është një futbollist fantastik, ai është shumë i rëndësishëm për ne, ai e ka treguar këtë në vitet e fundit dhe në ndeshjen e fundit ndaj Turqisë ku shënoi dy gola, Na duhet që ai të jetë në formë sonte”, vazhdoi ai.

“Ne duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur, kjo ekip është e gatshme të shkruajë histori. Sonte është një natë e madhe për ne, për të gjithë Zvicrën. Por ne mund të shkruajmë histori vetëm nëse japim 120% nga vetja”, përfundoi Granit Xhaka.

Fituesi i ndeshjes mes Francës dhe Zvicrës në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër mes Kroacisë dhe Spanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco