UEFA cakton arbitrat e ‘finales së parakohshme’ Angli-Gjermani

UEFA cakton arbitrat e ‘finales së parakohshme’ Angli-Gjermani

15:41, 28/06/2021

Danny Makkelie do të jetë arbitri i supersfidës që do të luhet të martën në “Wembley” të Londrës mes Anglisë dhe Gjermanisë.

Holandezi deri tani ka arbitruar dy ndeshje në Europian, përfshirë dhe atë të hapjes në Romë, Itali-Turqi.

Asistentë të tij do të jenë Stegstra Hesel dhe Jan de Vrajs.

Në VAR, Makkelie do të ndihmohet nga Kevin Blum dhe spanjolli Inigo Prieto.

Arbitër i katërt do të jetë serbi Srdjan Jovanoviç. Një ndeshje e rëndësishme kjo për treshen holandeze, që gjykon “finalen e parakohshme” të “Euro 2020”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco